Të gjithë e dinë tashmë: femrat vdesin të marrin komplimente nga meshkujt. Po cili është komplimenti më i mirë që mund të dëgjojë ndonjëherë një femër?
Këtu ka një listë me disa komplimente që janë renditur si më të mirët. Sigurisht, ndoshta këto nuk janë më të bukurat që mund të keni dëgjuar ndonjëherë, por janë disa nga më kuptimplotat që do t’jua bënin zemrën mal, transmeton Telegrafi.
Flasin vetë femrat:
Një mendim i ëmbël
Caroline Zelonka. “Dua që vajza ime të jetë kështu si ty! Ma kanë thënë dy burra të ndryshëm. Njëri prej tyre ishte trajneri im profesional. Kjo është një ndër frazat që më ka rritur shumë profesionalisht. Ka ndodhur në të 20-at e hershme të miat, koha kur isha ëndërrimtare dhe plot optimizëm. Ndërsa vajza e tij ishte në adoleshencën e hershme. Nuk e dëgjova më, më vonë, por mendoj se është një ndër komplimentet më të bukur që mund të marrësh nga një mashkull.
Një thënie nga një libër
Surabhi Sinha. “Kjo është një shprehje nga një libër “Looking For Alaska (2005) nga John Green. “Do të doja të shtrihem pranë saj në shtrat, të hapja krahët e mi rreth saj dhe të flija. Jo si ato dreq skenash nëpër filma. Jo për të bërë seks. Thjeshtë të flemë së bashku në kuptimin më të pafajshëm të kësaj fraze. Por më mungonte guximi dhe ajo kishte të dashur. Ndërsa unë kam qenë vetëm një i ngathët, ajo ishte e mrekullueshme, unë një i mërzitshëm i pashpresë, ajo mbresëlënëse. Kështu që u ktheva mbrapsht në dhomën time dhe u shtriva në krevatin e poshtëm të marinarit, duke menduar se në rast se njerëzit do të ishin shi, unë do të isha ai shiu i imët, ndërsa ajo uragani.
Cilësitë personale
Madeleine Bolger: “Para disa kohësh kam pasur një të dashur që më ka thënë: “Mendoj se mund të bëja qejf edhe në Ferr me ty”.
Goditje e dyfishtë
Cyndi Perlman Fink. “Ndërsa isha duke shëtitur me makinë, po mendoja: Kush është kjo bionde kaq e bukur?” Bashkëshorti im e tha këtë gjë sot. Ishte në një dyqan për të blerë diçka. Vërtet, pas 42-vjetësh? Është e mrekullueshme”
Kur ndihesh rehat
Sofia Ferreira. “Me ty jam thjeshtë vetja”. Ky është një ndër komplimentet më të mira që mund të të bëjë një mashkull. Kudo që të jetë është gjithmonë i dashuruar me ty.
Fjalët e një të panjohuri
Laura Parker. “Një herë mbaj mend që një djalë i çuditshëm, ndërsa po më ndihmonte të lëvizja sendet nga shtëpia ime (libra, CD, objekte të ndryshme), kthehet nga unë, më sheh dhe buzëqesh. Ndërsa unë isha në pozicionin e pyetjes “Çfarë ka?”, ai tha: “Çdo mashkull do të ishte me fat të ishte me ty. Jam i bindur për diçka: nuk do të mërzitej kurrë.”
Një kompliment i merituar
Siddharth Ahluwalia. “Pa të unë nuk do të ngrihesha dot në mëngjes, nuk do ia dilja.” Babai im e tha këtë për nënën time, në kohën kur motra e vogël u diplomua. Nëna punonte gjatë gjithë kohës për të na mbështetur dhe plotësuar të gjithë kërkesat tona (të miat dhe të motrës), përfshirë edhe edukimin e lartë. Ndaj edhe ne i jemi shumë mirënjohëse gjithmonë asaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre