LAJMI I FUNDIT:

Kompletuan një furgon me përmasa reale, duke përdorur mbi 400 mijë kube plastike (Foto)

Kompletuan një furgon me përmasa reale, duke përdorur mbi 400 mijë kube plastike (Foto)

Nëpërmjet mbi 400 mijë kubeve plastike të njohura si LEGO, është kompletuar një furgon që ka drita funksionale dhe një merimangë afër lavamanit.

Skena me punimin që ngjante me VW T2 Bulli, ka marrë shumë vëmendje ndaj vizitorëve, të një panairi që është zhvilluar në Mynih të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Krijimi i pazakontë, është përfudnuar brenda gjashtë javësh nga Rene Hoffmaister, një prej 12 ndërtuesve që LEGO i ka certifikuar në mbarë botën, si dhe kolegu tij Pascal Lenhard.

Gjithçka është e përbërë prej kubeve plastike, përfshirë edhe brushën e dhëmbëve, dekorimet nëpër mure, radion dhe tavanin e ngritur.

Mbi rrotat e vërteta dhe platformën e rrafshët, është ndërtuar furgoni i ngjashëm me Volkswagen që e ka tavanin me mundësi të të hapet, sikur te origjinali. /Telegrafi/