Eduardo Camavinga do të jetë lojtar më i ri i Real Madridit dhe transferimi do të kompletohet në orët e ardhshme.

Mesfushori ka zgjuar interesimin edhe të Manchester United e Paris Saint-Germain, por Los Blancos po e mbyllin transferimin e tij nga Rennes.


Lojtari 18-vjeçar ka kohë që është në radarin e Real Madridit dhe transferimi i tij do të mbyllet në shumën e 35 milionë eurove.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Camavinga ka kompletuar testet mjekësore të hënën në mbrëmje.

Carlo Ancelotti nuk do ta lë atë në huazim, pasi e dëshiron atë menjëherë të inkuadruar në skuadër.

Lojtari kishte bërë debutimin te Rennes si një 16-vjeçar, derisa Real Madridi mposhti konkurrencën nga United dhe PSG për nënshkrimin e lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app