Microsoft ka azhurnuar aplikacionin e tij PC Health Check për t’ju njoftuar se kompjuteri juaj nuk do të jetë në gjendje të mbështesë Windows 11.

Ata e bënë këtë për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës dhe konfuzionin e shkaktuar nga rrjedhjet e ndryshme.

Shumë prej tyre janë përpjekur përmes këtij aplikacioni të kontrollojnë nëse do të jenë në gjendje të përdorin Windows 11, por meqenëse nuk është azhurnuar që nga prezantimi i sistemit të ri operativ, nuk mund t’ju ndihmojë aspak.

Tani mund ta azhurnoni, ose ta shkarkoni nëse nuk e keni tashmë dhe do t’ju tregojë pse nuk mund të ekzekutoni Windows 11 në kompjuterin tuaj, qoftë për pajtueshmëri, mungesë hapësire në diskun e tuaj, apo diçka tjetër.

Sidoqoftë, akoma nuk funksionon si duhet sepse dërgon mesazhe si “procesori nuk mund të mbështesë Windows” dhe nuk tregon pse.

Do të ishte më mirë të prisni për njoftimin zyrtar të Microsoft atë që ju nevojitet për Windows të ri. /Telegrafi/