Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka reaguar ashpër pas incidentit mes Vinicius Jr dhe Prestiannit, duke e ndarë situatën në disa faza dhe duke theksuar se ajo që ndodhi pas ndeshjes ishte edhe më e rëndë se vetë ngjarjet në fushë.

Ai kritikoi hapur Jose Mourinhon për mënyrën se si e trajtoi rastin, duke e cilësuar reagimin e tij si një gabim serioz në aspektin e lidershipit.


“Ka disa komponentë në këtë histori. Së pari, ajo që ndodhi në fushë. Së dyti, ajo që ndodhi me tifozët. Dhe pastaj është ajo që ndodhi pas ndeshjes. Duhet t’i ndajmë këto”.

“Kur e sheh vetë momentin dhe mënyrën si reagoi Vini, ai reagim nuk mund të shtiret. Mund ta shohësh që ishte një reagim emocional. Mbappe zakonisht qëndron gjithmonë diplomatik, por këtë herë ishte shumë i qartë për atë që pa dhe dëgjoi”.

“Pastaj është lojtari i Benficas që po e fshihte atë që po thoshte duke mbuluar gojën me fanellë. Në stadium mund të shihet se kishte persona që bënin gjeste raciste, dhe kjo duket edhe në video”.

“Për mua, ajo që ndodhi pas ndeshjes është edhe më e rëndë. Jose Mourinho praktikisht ka sulmuar karakterin e Vini Jr duke përmendur mënyrën e festimit të tij, për ta diskredituar atë që po bënte në atë moment. Ishte një gabim i madh në aspektin e lidershipit”.

“Për më tepër, Mourinho përmendi emrin e Eusebios. Ai tha se Benfica nuk mund të jetë raciste sepse lojtari më i madh në historinë e klubit ishte Eusebio. A ishte ai aty për të udhëtuar me Eusebion në çdo ndeshje si mysafir dhe për të parë çfarë ka përjetuar ai?”.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar dikë të thotë diçka të keqe për Josen. Të gjithë lojtarët e tij e duan. E di thellë brenda se ai është një person i mirë. Nuk kam nevojë ta gjykoj për këtë”.

“Por gjithashtu e di atë që kam dëgjuar. E kuptoj çfarë ka bërë, por ai ka gabuar. Shpresoj që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen dhe që të mund të ecim përpara së bashku”, ka deklaruar Kompany./Telegrafi/

telegrafi sport app