LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë modifikuese zgjedhin BMW i8 për intervenime (Foto)

Kompanitë modifikuese zgjedhin BMW i8 për intervenime (Foto)

Kompania japoneze e cila merret me modifikimin e veturave, Energy Motor Sport, edhe më parë ka prezantuar modelin e modifikuar EVO i8, ndërsa tani prezanton modelin EVO i8 LR Edition.

Energy Motor Sport, këtë model të famshëm të BMW-së e ka dizajnuar për kompaninë kineze Linky Racing.

EVO i8 LR Edition ka pësuar ndryshime në pjesën e përparme – duke përfshirë mbrojtësi me spoiler, mbrojtësit anësorë me vrima për ajër, set pragjesh, mbrojtësi i pasmë dhe spoileri i pasmë i ri, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në këtë model janë të vendosur edhe rrotat pesë-cepësh prej alumini, por sa i përket përforcimit të fuqisë së sistemit hibrid të këtij modeli, nuk është bërë e ditur.

Fuqia e kombinuar e sistemit hibrid të EVO i8 LR Edition (motori benzinë 1.5-litër me tre cilindra dhe motori elektrik me baterinë nga litium-jon) ende vazhdon të ketë fuqinë standarde me kapacitet prej 362 kuajfuqi.

EVO i8 LR Edition shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 kilometra në orë, ndërsa sipas të dhënave nga fabrika ky model shpenzon karburant mesatarisht 2.1-litër në 100 kilometra.