LAJMI I FUNDIT:

“Kompanitë kërkojnë gjendje politike stabile që të investojnë në Maqedoni”

“Kompanitë kërkojnë gjendje politike stabile që të investojnë në Maqedoni”

“Turbulencat politike në shtet gjatë dy viteve të fundit ndikuan në sigurinë e investimeve. Çdoherë do të ketë rënie të prodhimtarisë dhe eksportit kur sektori privat përmbahet nga investimi. Që sektori privat të mund të investojë, nevojitet gjendje stabile politike në vend dhe zvogëlim të cikleve zgjedhore”, tha sot kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Danella Arsovska.

Në konferencën për shtyp në të cilën LOE e promovoi projektin “Rrjeti botëror për biznese të vogla”, Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, theksoi se sektori privat duhet të dijë dhe të jetë i sigurt se sërish nuk do të ketë turbulenca që të vazhdojë me ciklet dhe prodhimtarinë dhe eksportin.


Lidhur me pagën minimale, Arsovska theksoi se pritet që nga muaji i ardhshëm Qeveria të fillojë me pagesën e subvencioneve për kompanitë.

“Nuk duam të ballafaqohemi me probleme në likuiditet për shkak të rritjes së shpenzimeve të cilat kompanitë realisht nuk kanë mundësi t’i durojnë sepse u rriten, krahas të gjithë tatimeve të tjera parafiskale, edhe këto tatime të tjera siç janë rritja e pagës minimale. Nuk do të donim të ballafaqohemi me situatë në të cilën sektori privat do të fillojë ta zvogëlojë numrin e vendeve të punës që ta përmbushë kuotën për pagesë të pagës minimale, posaçërisht në veprimtarive intensive të punës”, potencoi kryetarja e LOE-së.

Sipas saj, fillimisht duhet të veprohet në rritjen e produktivitetit të kompanive, t’u mundësohet të rriten dhe të rritet fuqia e tyre që të munden vetë, pa subvencione nga shteti, të paguajnë pagë minimale nga 12.000 denarë.

Për propozimin qeveritar që një pjesë nga administrata që të kalojë në sektorin privat, Arsovska nënvizoi se paraprakisht duhet të bëhet analizë e mirë me çfarë kuadro disponon administrata që të shohin kompanitë se çka nga ajo u nevojitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori