Gjatë gjysmës së parë të vitit të gjitha kompanitë e sigurimit në vend kanë krijuar profit neto rreth 5 milionë eurosh. Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, fitimi i tyre u rrit mbi 7 milionë euro.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi sistemin financiar, shihet se të hyrat e këtyre kompanive kanë qenë 40.2 milionë euro, shkruan Telegrafi.
Për sa i përket shpenzimeve, 16.5 milionë euro janë dëmet e ndodhura, ku përqindja e pagesës së tyre është 51.5 për qind.
Vlera e dëmeve të paguara për këtë periudhë është 23.4 milionë euro, ku 14 milionë euro janë për palën e tretë.
Kompanitë e sigurimit, në raportin e BQK-së, tregojnë se kanë 208.6 milionë euro asete, prej të cilave pjesa më e madhe është e sigurimeve jo-jetë, apo 190.1 milionë euro.
Raporti tregon se, vlera e primeve të shkruara është 45.4 milionë euro, nga të cilat sigurimet e palës së tretë janë 24.5 milionë euro.
Deri pak para shpalljes së pandemisë COVID-19, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i automjeteve të pasiguruara në Kosovë ishte rreth 150 mijë.
Ndërsa, dëmet financiare të shkaktuara nga kompensimi për aksidentet për këto automjete që nga viti 2000 janë 44 milionë euro.
Kështu kishte deklaruar për Telegrafin, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, i cili kishte shtuar se humbjet vjetore të këtyre kompanive janë rreth 4 milionë euro nga mos inkasomi i primit dhe 4 milionë euro të tjera nga sigurimet.
“Deri para se të filloj pandemia e COVID-19, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në sistem figurojnë rreth 150 mijë vetura të paregjistruara. Por që nuk ka një analizë se sa prej tyre mund të janë në trafik. Natyra e këtyre automjeteve që dalin në trafik pa regjistrim i shkaktojnë dëme milionëshe sektorit të sigurimeve. Humbjet vjetore janë rreth 4 milionë euro nga mos inkasomi i primit nga këto vetura dhe nga ana e tjetër janë rreth 4 milionë euro që këto vetura i shkaktojnë nga sigurimi. Nga viti 2000 deri 2019, vetëm për automjetet e pasiguruara, sektori i sigurimeve ka paguar mbi 44 milionë euro”, kishte thënë Mazreku.
Në tregun e Kosovës aktualisht operojnë 13 kompani të sigurimeve, prej të cilave 7 janë me kapital të huaj. Numri i degëve të tyre është 468. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre