LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e Maqedonisë mund të aplikojnë për mjete financiare në Bankën Evropiane të Investimeve

Kompanitë e Maqedonisë mund të aplikojnë për mjete financiare në Bankën Evropiane të Investimeve

Kompanitë në Maqedoni kanë mundësi që të aplikojnë për projekte inovative për të përfituar mbështetje financiare nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjetet kanë një vlerë prej 24 miliardë euro dhe mund të shfrytëzohen deri më 2020, ndërkaq janë të përcaktuara, para se gjithash, për kompani të vogla dhe të mesme të Ballkanit Perëndimor, që kanë projekte inovative dhe zhvillimore.


Mjete financiare ka edhe për pilot projekte në sferën e burimeve të ripërtëritshme energjetike, projekte vaksinimi, ulaçe, pajisje mjekësore dhe diagnistifikuese. Deri tani, kompanitë e Maqedonisë kanë shfrytëzuar 350 milionë euro./Telegrafi/