LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë amerikane me iniciativë ligjore kundër ndalimit të vizave

Kompanitë amerikane me iniciativë ligjore kundër ndalimit të vizave

Rreth 97 kompani amerikane kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore kundër zbatimit të vizave dhe ndalesës së hyrjes në vend, të ndërmarr nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga drejtuesit e kompanive të mëdha amerikane, si Google, Apple, Microsoft, Facebook, Twitter, Intel dhe Netflix, pretendohet se ndalesa për vizat e vendosur nga Trump është në shkelje të ligjeve të migracionit në vend dhe të Kushtetutës së SHBA-ve.


Në deklaratë vihet në dukje se dekreti i Trumpit ka krijuar ndryshime të menjëhershme në ligjet amerikane dhe se mund të dëmtojë seriozisht kompanitë amerikane.

Deklarata e nënshkruar nga drejtuesit e kompanive, është paraqitur në Gjykatën e Apelit të rajonit numër 9 në San Francisko.

Ekspertët duke tërhequr vëmendjen se kjo iniciativë ligjore nuk është një padi e hapur kundër Trumpit, kanë theksuar se drejtuesit e kompanive kanë kërkuar që deklarata e nënshkruar të merret në konsideratë nga Gjykata e Apelit.

Ndryshe, prokurori federal James Robart i qytetit Seatle në Washington, të premten ka pezulluar ndalesën e vizave të Presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte bërë ankimim në Gjykatën e Apelit të San Franciscos për rivendosjen në zbatim të kësaj ndalese, por gjykata për çështjen në fjalë mëngjesin e të dielës ka refuzuar kërkesën. /kp/