LAJMI I FUNDIT:

Kompania Vermeer nga Iowa e interesuar për të investuar në Kosovë

Kompania Vermeer nga Iowa e interesuar për të investuar në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka priti sot një delegacion të Kompanisë Vermeer nga Iowa/SHBA, të kryesuar nga Markos Georgantas – Menaxher i Përgjithshëm, me të cilët diskutoi për kushtet e përgjithshme për investime në Kosovë dhe resurset që ka vendi ynë.

Duke pasur parasysh profilin e veprimtarisë së kësaj kompanie amerikane, Ministri Lluka u ndal kryesisht në sektorin minerar dhe atë të riciklimit. Ai tha se Kosova posedon një gamë të gjerë të resurseve minerare ku mund të orientohen investitorët e jashtëm, duke përmendur këtu zonat me interes të veçantë, të cilat shumë shpejtë do të jenë të hapura për investime.


Kreu i MZHE-së ka bërë të ditur se Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar kornizën institucionale dhe ligjore në funksion të përmirësimit të klimës për investime, çka është pasqyruar edhe në raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare.

Ministri Lluka nënvizoi se edhe sektori i riciklimit dhe përpunimit janë ndër sektorët më potencial për investime të jashtme dhe ftoi kompaninë Vermeer që të investojë në Kosovë.

Ndryshe, kompania Vermeer është lider botëror në prodhimin e pajisjeve të bujqësisë, ndërtimtarisë, nxjerrjen e mineraleve, riciklimit organik dhe përpunimit të mbeturinave të drurit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori