LAJMI I FUNDIT:

Kompania ushqimore britanike ofron 50 mijë funte, për të shëtitur botën dhe shijuar ushqim (Foto)

Kompania ushqimore britanike ofron 50 mijë funte, për të shëtitur botën dhe shijuar ushqim (Foto)

Nëse e kaloni shumicën e kohës, duke menduar se çfarë do të hani për drekë apo darkë, ka një punë të përkryer që do t’ju përshtatej shumë.

Vibrant Vegan Co. është një kompani ushqimore britanike, që ofron 50 mijë funte në vit, për pozitën e njohur si ‘drejtor i shijes’, transmeton Telegrafi.


Kandidati duhet të jetë i përgatitur të shëtis botën për një vit, nganjëherë edhe nga një muaj pa ndërprerë, me të gjitha shpenzimet e hequra. Duhet të punojë nga 35 orë në javë, i llogariten 28 ditë pushim vjetor, si dhe mungesat për shkaqe shëndetësore.

Gjatë shëtitjeve, i punësuari do të ketë mundësi të shijojë ushqim, si dhe të krijojë kontakte me kompani, për furnizim me receta të reja dhe përbërësit e duhur.

Megjithëse mund të tingëllojë për dikë si ëndërr, nuk është aq e lehtë të arrihet. Kandidati duhet të ketë njohuri disa vjeçare si shef kuzhine, apo në industrinë e ushqimit.

Ata që hynë në listën e ngushtë të kandidatëve, do t’i nënshtrohen testimit rigoroz, që përfshinë edhe shijimet e disa prej ushqimeve të kërkuara nga kompania.

Nëpërmjet këtij të punësuari, pritet që kompania të grumbullojë ushqimet më të rralla dhe të shtojë në meny më shumë llojllojshmëri. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Vështirë të shihet një, turisti pati fatin t’i shohë dy rrëqebull që përlesheshin në rrugë (Video)

Vështirë të shihet një, turisti pati fatin t’i shohë dy rrëqebull që përlesheshin në rrugë (Video)

Interesante
Klima

Klima

“Burrat nën një hije”… dhe shumë çudi shqiptare! (Foto)

“Burrat nën një hije”… dhe shumë çudi shqiptare! (Foto)

Fun
Gruaja me gojën më të madhe në botë tregon për komentet që merr nga njerëzit

Gruaja me gojën më të madhe në botë tregon për komentet që merr nga njerëzit

Interesante
Kalo në kategori