LAJMI I FUNDIT:

Kompania Uber largoi nga puna 3.500 punonjës, si pasojë e COVID-19

Kompania Uber largoi nga puna 3.500 punonjës, si pasojë e COVID-19

Uber pushoi rreth 3.500 të punësuar përmes një thirrje video në aplikacionin Zoom që zgjati pak më shumë se tre minuta.

Ruffin Chaveleau, i cili drejton shërbimin e klientëve në Uber, ishte ngarkuar të njoftonte punëtorët me me vendimin e marrë nga pronari kryesor i kësaj kompanie, si një masë për të mbijetuar nga goditja që ka pësuar kjo kompani nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.


“Biznesi ynë nuk ka punë të mjaftueshme për shumë punonjës në vijën e parë të shërbimit ndaj klientit. Si rezultat, ne kemi larguar 3.500 punëtorë”, ishin fjalët e Chaveleau gjatë thirrjes video me stafin e tij përgjegjës.

“Unë e di se kjo është tepër e vështirë për t’u dëgjuar. Askush nuk dëshiron të jetë në një telefonatë si kjo, por jemi të detyruar të veprojmë kështu”, tha Chaveleau.

Uber njoftoi më 11 maj se do të zvogëlojë fuqinë e saj globale të punës dhe do të shkurtojë investimet për shkak të krizës COVID-19. “Ne po i marrim këto vendime të vështira tani që të mund të ecim përpara dhe të fillojmë ndërtimin përsëri me besim”, tha CEO i kësaj kompanie me qendër në San Francisko, Dara Khosrowshahi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori