Kompania Agricola Italians Alimentare (AIA) njofton se prej disa ditësh ka nisur procedurën e tërheqjes vullnetare, duke përfshirë disa produkte të hot dogëve të llojit “Wudy” të tregtuara edhe në Kosovë.
Sipas kompanisë, kjo procedurë ishte nisur në mënyrë parandaluese në marrëveshje me autoritetet italiane, për shkak të rasteve të ruajtjes jo korrekte të produkteve dhe të mosrespektimit të udhëzimeve të raportuara në etiketë, e që ushqimi mund të bëhet i papërshtatshëm për konsum nga pikëpamja mikrobiologjike.
“Duke marrë parasysh motin jashtëzakonisht të nxehtë të kësaj vere, mundësia që produktet e përmendura të jenë transportuar dhe ruajtur në mënyrë jo të duhur dhe të konsumuara pa u gatuar ashtu siç duhet (siç tregohet në etiketë), kompania vendosi të fillojë këtë aktivitet parandalues për arsye të kujdesit dhe për mbrojtje më të lartë të konsumatorëve. Kompania shfrytëzon rastin për të kujtuar se produktet e përfshira në tërheqje janë të përshtatshme për konsum vetëm nëse ruhen ashtu siç duhet dhe të konsumohen pas gatimit, siç tregohet në etiketë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, AIA specifikon se ka funksionuar gjithmonë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi dhe se të gjitha produktet tregtohen vetëm nëse kalojnë standardet e rrepta të kontrollit të brendshëm, dhe kontrollet e shumta zyrtare të kryera në ambientet e prodhimit nga ana e autoriteteve.
“Këto procedura janë ndjekur edhe për llojet që përfshihen në tërheqjen aktuale. Në fakt ne saktësojmë se prania e mundshme e Listeria m. në këto produkte, si dhe në disa lloje të tjera të produkteve ushqimore, lejohet me ligj brenda kufijve të përcaktuar”, thekson AIA.
Në fund, kompania kërkon falje nga klientët dhe konsumatorët e saj për çdo shqetësim që mund të shkaktohet nga kjo tërheqje vullnetare.
“Po e përsërisim, është bërë në mënyrë parandaluese. Në të njëjtën kohë kompania falënderon të gjithë njerëzit e përfshirë për bashkëpunimin e tyre të çmuar dhe konfirmon angazhimin e saj të plotë ndaj klientëve dhe konsumatorëve”, përfundon kompania. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën