LAJMI I FUNDIT:

Kompania “One” me investitor shqiptar merr vlerësim të veçantë nga nënsekretari i shtetit të SHBA, Keith Krach

Kompania “One” me investitor shqiptar merr vlerësim të veçantë nga nënsekretari i shtetit të SHBA, Keith Krach

Kompania “One” që udhëhiqet nga investitori shqiptar Elvin Guri ka marre vlerësim të veçantë nga nënsekretari i Shtetit të SHBA, Keith Krach.

Ai shprehu mirënjohjen në emër të Presidentit Donald Trump që Shqipëria i është bashkuar listës së vendeve me rrjet të pastër 5G. Z. Krach falënderoi gjithashtu operatorin e vetëm shqiptar që i është bashkuar kësaj iniciative, ONE Telecommunications, duke cituar drejtorin e saj ekzekutiv.

Emil Georgakiev: “One Telecommunications vazhdon të tregojë angazhim për të ruajtur standardet më të larta të sigurisë për klientët tanë dhe partnerët tanë duke përdorur vetëm mjete të besuara”.

ONE Telecommunication u bë kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra. Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht. Rrjeti i Pastër adreson kërcënimet afat-gjata që ka pasur në privatësinë e të dhënave, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e besuar mes vendeve të lira të botës.

Rrjeti i Pastër i ka rrënjët në standardet digjitale të pranuara ndërkombëtarisht. Është strategji shumë-vjeçare e krijuar mbi koalicione të partnerëve, kompanive dhe shteteve të besuara.

Artikull i sponzorizuar