LAJMI I FUNDIT:

Kompania nuk e pagoi hotelin, turistët nga Maqedonia mbetën rrugëve të Turqisë (Video)

Kompania nuk e pagoi hotelin, turistët nga Maqedonia mbetën rrugëve të Turqisë (Video)

Dymbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga Vinica, Strumica, Prilepi e Shkupi mbetën në rrugë në Kapadoki të Turqisë, sepse hoteli nuk ishte i paguar.

TV24 bën të ditur se turistët ishin nisur përmes agjencisë “Orfej”, por e kanë kuptuar se agjencia nuk e ka paguar hotelin, dhe pas një nate qëndrimi ata janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Turistët ishin nisur drejt Turqisë për festën e pashkëve dhe ngelën në qiell të hapur.

Nga ana tjetër, Agjencia është arsyetuar se pagesa nuk është kryer për shkak të prishjes së sistemit nga goditja e vetëtimës afër ndërtesës ku janë zyrat.

Inspektoriati shtetëror i tregut ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë për Ekonomi që agjencisë në fjalë t’i merret licenca. Ministri Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se licenca do të merret nëse do të vërtetohet gjithçka rreth këti rasti./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori