LAJMI I FUNDIT:

Krejt me një pajisje: ngrohje, ftohje e ujë të nxehtë

Krejt me një pajisje: ngrohje, ftohje e ujë të nxehtë

Kompania Termoluli në Kosovë ju sjell pajisjet e përsosura e më të reja për ta ngrohur shtëpinë tuaj, duke ju kursyer njëherësh shpenzimet e energjisë elektrike.

Prej themelimit, kjo kompani është angazhuar për ofrimin e shërbimeve cilësore.

Termoluli është fokusuar në ofrimin e produkteve të sistemit të ngrohjes qendrore dhe sistemit te ujësjellësit , duke dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për cilësinë dhe përmbajtjen e produkteve që prodhohen nga top brendet më të fuqishme në: Itali, Francë, Gjermani, Belgjikë, Greqi, Bullgari, Japoni etj.

Mëposhtë ju prezantojmë pompën termike nga super brendi boteror Hitachi.

 POMPA TERMIKE HITACHI

Krejt me një pajisje gjatë gjithë vitit

TermoLuli furnizon më shumë se 70 pika në tërë Kosovën.

Pompa Termike Hitachi është e përsosur për ngrohje, ftohje dhe ujë të ngrohtë sanitar. Me këtë ju kurseni energji elektrike dhe njëkohësisht siguroni ngrohtësi në shtëpinë tuaj.

Me gamë operimi prej -25 deri në 46 gradë Celsius,  pompa e re termike Hitachi është pajisje që jua ofron të gjitha mundësitë gjatë gjithë stinëve të vitit për rehati në shtëpinë tuaj. Mund t’ju ofrojë ngrohje dhe freski edhe nëpërmjet sistemit të ngrohjes në dysheme, me radiatorë dhe ventilo-konvertor.

Mund të përdoret me çfarëdo rezervuari të ujit të ngrohtë edhe gjatë dimrave më të acartë.

Duke përdorur ajrin e jashtëm, teknologjia e pompës së ngrohjes redukton përdorimin e energjisë së brendshme krahasuar me bojlerët tradicionalë. Ky sistem është kompatibil edhe me panelet solare për kursime edhe më të mëdha të energjisë.

Njësitë e reja ulin edhe shkallën e emetimit të karbonit. Janë të vogla dhe të lehta për t’u montuar edhe në mjedise të brendshme.

Sistemet VRF: Klima me kontroll të shumëfishtë

Sistemet tona VRF ofrojnë teknologji klimatizimi me zona të shumëfishta që ndihmojnë minimizimin e konsumit të energjisë pa dëmtuar aspak performancën e pajisjes ose rehatinë tuaj.

Zgjidhjet janë fleksibile, efikase dhe të gjithanshme.

Sistemet VRF të ngrohjes dhe ftohjes janë të përsosura për mjedise të brendshme që vazhdimisht ndryshojnë dhe u duhet teknologji e kontrollit klimatik që me lehtësi përshtaten dhe ruajnë nivelin optimal të rehatisë.

Kontakti:
+38338765555, +38349999746
http://www.termoluli.com/

Artikull i sponzorizuar