LAJMI I FUNDIT:

Kompania Fluidi, hap fabrikën e vajit “Floil”, investimi i kalon 6 milionë euro (Video)

Kompania Fluidi, hap fabrikën e vajit “Floil”, investimi i kalon 6 milionë euro (Video)

Është bërë inaugurimi i fabrikës së prodhimit të vajit ushqimor “Floil”, në fshatin Velekincë, të Komunës së Gjilanit,  pjesë e asortimentit të produkteve të kompanisë së mirënjohur Fluidi.


Në mesin e qindra pjesëmarrësve, në një ambient modern dhe gjigant, ka folur pronari i kompanisë, njëherit drejtori ekzekutiv, Fejzulla Mustafa, i cili e ka prezantuar detajet e investimeve që janë bërë për daljen ne treg të “Floil”.

“Kemi të bëjmë më një investim të pajisjeve dhe teknologjisë së fjalës së fundit, duke theksuar se vaji është një kombinim i recetës gjermano – italiane, gjë e cila beson se produktin e ri do ta bëjë konkurrues jo vetëm në tregun vendor, por atë regjional dhe më gjerë”, ka thënë Mustafa.

Më tutje, ai ka treguar se biznesi të cilën ai e drejton kishte Fluidi, në fillimet e saj ka punësuar vetëm 8 persona, derisa tash kanë arritur që t’i kenë rreth 600 punëtorë, në të gjitha departamentet e prodhimit.

“Flasim për një vaj ushqimor, i cili nuk ka aromë dhe është pa kolesterinë dhe pa ngjyrë. Në kemi një investim prej më tepër se 6 milionë euro, duke shtuar se kemi bashkëpunuar me ekspertë të njohur të fushës, si në aspektin e pajisjeve, poashtu edhe atë të produktit, që ta kemi një plasim sa më të mirë në treg. ‘Floil’ do të jetë kategori në vete që ia garanton kualiteti dhe cilësia dhe për një kohë shumë të shkurtër do të jetë lider në treg”, ka shtuar Mustafa.

Në mesin e të pranishmëve kanë qenë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, kryetar komunash, deputetë të Kuvendit të Kosovës, një mori ambasadorësh të akredituar në Kosovë, kryetarët e Komunave të Luginës së Preshevës, afaristë vendor dhe ndërkombëtar, etj.

Me një fjalë rasti, mysafirëve i është drejtuar edhe i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se suksesi i familjes Mustafa, sipas tij, është dëshmia më e mirë se baza e zhvillimit ekonomik të një shteti është mbështetja e sektorit më të gjitha kapacitetet dhe mundësitë ligjore.

Ai ka theksuar se si i pari i qytetit që këtë qytet, tregimi i Fluidit, është njëra prej tregimeve të mëdha të suksesit. Tash po bëhemi brend, po bëhemi “Made in Gjilan” paralelisht me “Made in Kosova”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në anën tjetër, ka thënë se e njeh qysh në fillimet e saj punën e kësaj kompanie, duke thënë se është i kënaqur që në qytetin e tij ka një sukses të tillë.

Sipas tij, Qeveria Haradinaj është duke punuar në aktet ligjore që të lehtësojnë edhe fuqizimin e prodhuesve vendorë.

“Unë ju premtoj sot nga këtu se MTI-ja, me kompetencat që i ka do të bëjë çmos me punën e saj që t’i favorizojmë dhe t’i fuqizojmë prodhimet vendore. Ne jemi duke punuar çdo ditë dhe duke bërë që të lehtësojmë sa më tepër edhe shkëmbimet tregtare mes vendeve edhe të fuqizojmë prodhimin se mendojmë që ky është shembulli më i mirë që u hap nga 8 punëtorë që ka arritur punësimi në 600 punëtorë, sot lirisht të themi patriotë janë ata të cilët krijojnë vende pune, sepse sot vendi jonë ka nevojë që të krijojë vende pune, të ulet papunësi sa më tepër”, tha ai.

Në inaugurimin e Floil, kanë folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti dhe Zenun Pajazaiti, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safer Gërxhaliu, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, etj./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar