LAJMI I FUNDIT:

Kompania e urryer e video-lojërave anuloi deri në 80 lojëra

Kompania e urryer e video-lojërave anuloi deri në 80 lojëra

Konglomerati suedez, Embracer Group u bë shpejt i urryer në industrinë e video-lojërave.

Vite më parë, ata blenë një sërë ekskluzivitetesh dhe studiosh, lëshuan video-lojëra shumë mesatare dhe më pas vazhduan të mbyllnin skuadrat që morën përsipër.

Saints Row, BioMutant, Evil Dead: The Game, South Park: Snow Day dhe Alone in the Dark janë vetëm disa nga video-lojërat që botuesit e Embracer kanë lëshuar me rezultate mesatare deri në zhgënjyese. Kishte edhe të suksesshme, si Dead Island 2 dhe Remnant 2, por në numër më të vogël.

Embracer më pas vendosi të ristrukturohej, duke shitur Gearbox Entertainment dhe Sabre Interactive dhe e mbylli vitin fiskal që përfundon më 31 mars të vitit 2024 me 27 për qind më pak punonjës.

Ata gjithashtu konfirmuan se ishin të detyruar të anulonin deri në 80 lojëra që kishin në zhvillim gjatë vitit të kaluar.

Ata nuk hynë në detaje se cilat lojëra u anuluan dhe shumica prej tyre nuk u shpallën gjithsesi. Tashmë e dimë që njëri prej tyre ishte nga seriali Deus Ex dhe Embracer thotë se në të ardhmen do të fokusohen më shumë në serialin e tyre më të famshëm.

Darksiders, Dead Island, Tomb Raider, Metro, The Lord of the Rings, Kingdom Come: Deliverance, Deep Rock Galactic, Remnant, Satisfactory, Wreckfest dhe Killing Floor bien këtu. /Telegrafi/