eksperti-banner

Kompania amerikane, MVNO Consumer Cellular ka prezantuar SpeakEasy, një markë të pavarur e krijuar posaçërisht për personat mbi 75 vjeç. SpeakEasy bazohet në idenë se “qëndrimi në kontakt nuk duhet të kërkojë navigim në teknologji të komplikuar”.

Bëhet fjalë për dy pajisje. SpeakEasy Flip kushton 79,95 dollarë dhe, siç sugjeron emri, është një telefon “flip” (me palosje) që ka “butona të mëdhenj dhe lehtë të lexueshëm, kontrolle të volumit në pjesën e përparme dhe altoparlant shumë të zëshëm”.


Abonimet për këtë model fillojnë nga 14,95 dollarë në muaj dhe përfshijnë 500 MB internet. Telefoni përdor një ndërfaqe të vetën të zhvilluar mbi bazën e “Android-it me kod të hapur”.

SpeakEasy Smart është një smartphone me “ekran të madh dhe të ndritshëm”, i cili përdor një sistem operativ Android të thjeshtuar me ndërfaqe me butona të mëdhenj, ku janë theksuar funksionet më të përdorura si thirrjet, mesazhet, fotot dhe videot.

Abonimet për këtë model fillojnë nga 19,95 dollarë në muaj dhe përfshijnë 3 GB internet. /Telegrafi/