LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit dhe SHGM-ja vizituan gazetarin Zoran Bozhinovski

Komiteti i Helsinkit dhe SHGM-ja vizituan gazetarin Zoran Bozhinovski

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni dhe të Komitetit të Helsinkit, më 5 maj viti 2017, në njësinë e paraburgimit të Burgut të Shkupit, vizituan gazetarin Zoran Bozhinovski. Ai është akuzuar për kryerje të tre veprave penale (konspiracion kriminal, spiunazh dhe shantazh), njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas SHGM-së, nga ndjekja e deritanishme të procesit gjyqësor, edhe pse kanë qenë të caktuara dhjetë seanca gjyqësore, shumica prej tyre janë anuluar për shkak të Gjykatës (ripozicionimi i gjykatësve, mossigurim i prezencës së dëshmitarëve, mossjellja e gazetarit deri në Gjykatë etj.).


Në kumtesën e saj, SHGM-ja deklaron se ”ende nuk janë prezentuar dëshmi për akuzat që gazetari Bozhinovski është anëtar i grupit kriminal dhe se ka pasur qëllim të krijojë një grup të tillë, ose se ka pasur kontakt me ndonjë shërbim sekret të huaj të cilit i ka dhënë sekrete shtetërore.

Është e pakuptueshme një gazetarë të mbahet në paraburgim dy vjet e gjysmë prej të cilëve 18 muaj në paraburgim ekstradimi në Serbi dhe 13 muaj në paraburgim në Maqedoni.

Ne presim heqje të menjëhershme nga paraburgimi, ndërsa gazetarit Bozhinovski t’i lejohet të mbrohet në liri.”/Telegrafi/