Tifozët e Vardarit, të njohur si ''Komitët'' e kanë shpallur si ''Persona non grata'' kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev pas prezencës së tij në ndeshjen Shkëndija-Gent, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në disa fotografi, emri i Zoran Zaev shihet me nënshkrimin ''Zaev është Persona non grata për Vardarin''.


Zaev persona non grata

Gjithasthu nëpër Shkup mund të gjeni mbishkrimet ''Komitët i kanë Gocen, Janen dhe Damen. Zaev e ka Xhemë Hasën. Turpërohu tradhëtar''

Zaev predavnik

Në hyrjen e tribunave ku bëjnë tifo ''Komitët'' shihet fotografia e Zaevit e përpunuar ku ai shihet me plis dhe nënshkrimin ''Balist no.121, Brigada Xhem Hasa. Ndalohet shitja e biletave për këtë person.''

Grilat e Komiteve

Zaev me plis

Më herët ish-kryeministri i Maqedonisë Ljubço Georgievski Zoran Zaevit i tha ”patriot i vërtetë nuk bëhesh duke e mbështetur Shkëndijën por duke e ndjekur Zvezdën, Partizanin, Aca Lukasin, Cecën dhe të jesh mbështetës i kësaj muzike.” shkruan mes tjerash Lubço Georgievski, kryetar i OBRM-Popullore dhe ish-kryeministër i Maqedonisë.

lexo po astu

Një ditë pas lojës, portalet Maqedoase e kanë kritikuar ashpër prezencën e kryetarit të LSDM-së në stadiumin gjatë ndeshjes Shkëndija-Gent.

Nga ana tjetër Zaev e ka arsyetuar këtë gjest kështu “Si shumica prej jush unë e dua futbollin. Mbrëmë njëri nga ekipet tona kishte gjasë të luajë në Evropë dhe kjo është punë e mrekullueshme. Unë e dua Maqedoninë dhe prandaj bëj tifo për klubet tona. Mbrëmë loznin maqedonas, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë, dhe të gjithë luftonin për qëllim të njëjtë dhe këtu qëndron bukuria e sportit, kjo është bukuria e Maqedonisë. Është për keqardhje që këtë nuk e shohin kundërshtarët tonë. Unë do të vazhdoj ta përkrah sportin e Maqedonisë dhe me këtë jam krenar”, thotë Zaev në këtë video adresim./Telegrafi/