LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për sistem politik jep dritë të gjelbër për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum të ri për emrin

Komisioni për sistem politik jep dritë të gjelbër për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum të ri për emrin

Me tetë vota “pro” dhe një “të përmbajtur”, Komisioni për sistem politik ka pranuar iniciativën e Todor Petrovit për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të ri për emrin, me pyetjen: “A jeni për Republikën e Maqedonisë së Veriut?”.

Dorëzuesi i iniciativës për referendum të ri, tha se me këtë qytetarët do ta konfirmojnë vendimin e Kuvendit të sjellur më 11 janar të këtij viti, kur deputetët miratuan ndryshimet kushtetuese dhe emrin e ri të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me ndryshimin e Kushtetutës me amendamentin e 33 është bërë tentim për ndryshim të emrit në pajtim me marrëveshjen mes Dimitrovit dhe Kotziasit, e cila “de jure” nuk ekziston”, tha Petrov.

Sipas tij, iniciativa është ligjore, e ngritur me propozim të 179 qytetarëve dhe i përmbush gjitha kushtet nga Ligji për referendum.

Nëse kryetari i Kuvendit jep mendim se iniciativa e Petrovit është në rregull, pasi ta njoftojë KSHZ-në propozuesi i iniciativës do të ketë afat tre muaj të mbledh nënshkrime.

Petrov pret që mbledhja e nënshkrimeve të fillojë më 15 shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori