LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Legjislacion miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Komisioni për Legjislacion miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Nevoja për themelimin e saj u konsiderua e domosdoshme nga shumica dhe një pjesë e opozitës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës shprehu mëdyshje për rolin e kësaj gjykate në sistemin juridik dhe kushtetues të vendit.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se miratimi i këtij Projektligji është i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.


Përkrahje ndaj këtij Projektligji shprehu edhe Hajdar Beqa nga PDK, por tha se i njëjti është marrë i gatshëm nga ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Por mëdyshje për miratimin e tij shprehu deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, njofton KP.

“Sot e kam problem ta paketojë në sistemin hierarkik institucional këtë gjykatë. Duhet më shumë informata për sistemin juridik dhe kushtetues për këtë gjykatë”, tha ai.

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale, procedohet në Kuvend për miratim
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale, procedohet në Kuvend për miratim

Derisa e përkrahu miratimi në parim të këtij projektligji, Besnik Tahiri nga AAK tha se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje me këto veprime po përkrah politika të djathta.

Ditë parë, Qeveria e Kosovës kishte miratuar këtë Projektligj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë prezantimit të këtij propozimi tha se krijimi i kësaj gjykate do të mundësojë zhvillimin ekonomik.

“Duke pasur parasysh ngarkesat e gjykatave themelore trajtimi i të cilave zgjat me vite të tëra ka lindur nevoja e një krijimi të ri juridik, me anë të këtij projektligji për trajtimin e konteksteve komerciale. Themelimi i Gjykatës Komerciale do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Haxhiu. /Telegrafi/