LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Ekonomi miraton Projektligjin me katër amendamente për masat e përkohshme për produktet bazë

Komisioni për Ekonomi miraton Projektligjin me katër amendamente për masat e përkohshme për produktet bazë
Foto: Arkiv

Komisioni parlamentar për Ekonomi, ka miratuar të hënën Projektligjin me katër amendamente shtesë nga Zyra e Bashkimit Evropian për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky Projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.


Deputetja nga Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila tha se ky Projektligj është përmbajtjesor dhe esencial.

Derisa deputeti nga AAK-së, Pal Lekaj ka dhënë vërejtjet dhe kritikat për këtë Projektligj, ku sipas tij është kundër kushtetues.

Pa votat e opozitës, Komisioni miratoi Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore. /KP/