LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor të RTK-së

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor të RTK-së
Foto: Arkiv

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të shqyrtoj raportin financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2020.

Po ashtu, ky Komision do ta shqyrtoj kërkesën e anëtares së Bordit të KOSTT, për ndalimin e pagës dhe përcaktimin e kompensimit për angazhimin si anëtare, shkruan Telegrafi.


“Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2020; raport me rekomandim i grupit punues, rreth formatit të raportimit vjetor financiar dhe raportimit tre – mujor të Radio Televizionit të Kosovës; dhe shqyrtimi i kërkesës nr. 884 dt.07.05.2021, i anëtares se Bordit të NP – KOSTT, për ndalimin e pagës dhe përcaktimin e kompensimit për angazhimin si anëtare e Bordit”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e Komisionit do të jetë nga ora 10:00. /Telegrafi/