LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Buxhet pajtohet me koeficientin 105 euro

Komisioni për Buxhet pajtohet me koeficientin 105 euro

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, i cili mundëson rritjen e pagave në sektorin publik, në bazë të vlerës së koeficientit 105 euro.

Para komisionit, Projektligjin e arsyetoi ministri i Financave, Hekuran Murati.


Ai tha se kjo është rritja më e madhe e pagave në sektorin publik.

Sipas tij, koeficienti prej 105 eurove është i pastër, derisa tha se shtesat do të vazhdojnë të parapara në bazë të ligjit.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u shpreh kritik ndaj ministrit Murati. Ai kërkoi që vlera e koeficientit të jetë 130 euro./KP/