LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Administratë Publike miraton Projektligjin për zyrtarët publikë

Komisioni për Administratë Publike miraton Projektligjin për zyrtarët publikë

Komisioni për Administratë Publike, ka miratuar Projektligjin për zyrtarët publikë dhe atë për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura, me që rast u miratuan një varg ndryshimesh, ndërsa pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për Paga në sektorin publik.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani, tha se kanë pasur presion të vazhdueshëm nga të gjitha institucionet për ta shtyrë projektligjet përpara.


Deputeti Imer Rrahmani, tha se votimet pro kanë qenë vetëm sa për të ecur përpara më mirë, teksa shtoi se ligjet janë punuar shpejt dhe kanë vërejtje.

“Kjo na ka shty që të zhvishemi nga petku politik partiak dhe të japim kontributin që sa më shpejt të amandamentohen këto ligje në përputhje me legjislacionin përkatës. Ne po votojmë një punë tonën, por vota jonë pro këtu, nuk determinon për në seancë, si parti opozitare”, tha Rrahmani.

Valon Ramadani nga Vetëvendosje tha se kanë dhënë kontributin e tyre për të zvogëluar pabarazinë në mes të sektorit publik dhe privat, dhe pse nuk kanë arritur që këtë ta bëjnë tërësisht.

“Para dy muajsh kur ka ardhur ky Ligj në komision, ne e kemi bë publike dhe kemi thënë se ky ligj vë në theks pabarazinë e madhe mes sektorit publik dhe privat dhe kjo na ka shty të jemi aktiv në amandamentim”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se janë 65 agjencione që e kanë “hëngër” Kosovën.

Shqipe Pantina, deputete e PSD-së, u shpreh se u janë gëzuar faktit për ligjet që kanë kanë shkuar në Kuvend.

Sipas saj, nga ligjet përkatëse më së shumti përfitojnë institucionet publike të cilat vihen në rend, dhe tërthorazi edhe qytetarët e vendit.

Pas kësaj, komisioni ka shkuar me një pauzë, teksa pritet edhe shqyrtimi dhe votimi i projektligjit për pagat në sektorin publik. /KP /Telegrafi/