LAJMI I FUNDIT:

Komisioni LIBE sot pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni LIBE sot pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian sot pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Fillimisht do të këtë miratim të rendit të ditës, miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve, dhe pastaj nisin temat për të cilat do të votohet në këtë komision.


Nga agjenda bëhet e ditur që takimi nis nga ora 09:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Hoxha nga Brukseli: Presim që nesër të kemi vendim pozitiv për viza nga Komisioni LIBE
Lexo po ashtu Hoxha nga Brukseli: Presim që nesër të kemi vendim pozitiv për viza nga Komisioni LIBE

Në këtë mbledhje të komitetit, do diskutohet për shtetasit e shteteve të cilat duhet të posedojnë viza gjatë kalimit të kufijve dhe atyre shtetasve të cilët janë përjashtuar nga kjo kërkesë, ku përmendet Kosova.

Pastaj, përditësimi për zbatimin e standardeve të mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën siç është e përshkruar nga Raporti i Progresit të 4 majit 2016.

Propozohet për një Rregullore të Parlamentit Evropian dhe Këshillit duke e amandamentuar rregulloren (EC) Nr 539/2001 ku renditen vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza gjatë kalimit të kufijve të jashtëm dhe atyre shtetasve të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë, siç është Kosova, raporton RTK.

Fillimisht do të raportojnë Krisogon Kostas për buxhetin e BE-së, pastaj, Skripek Branislav dhe Tanja Fajon për çështjen e vizave për Kosovën.

Ndryshe, në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, ndërsa votimi në LIBE pritet t’i hapë rrugë votimeve në instancat tjera të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori