LAJMI I FUNDIT:

Komisioni jep detaje rreth aplikimit për çmime të barnave

Komisioni jep detaje rreth aplikimit për çmime të barnave

Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale, i formuar sipas udhëzimit administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të produkteve medicinale në sektorin farmaceutik në Kosovë, do ta mbajë një punëtori informuese për subjektet farmaceutike lidhur me zbatimin e këtij udhëzimi, përkatësisht punën e komisionit dhe aplikimin e subjekteve përmes thirrjeve publike.

Me ketë rast, përfaqësues nga komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale do të mbajnë edhe një konferencë për media, për të njoftuar opinionin lidhur me përgjegjësitë dhe punën që do ta kryej ky komision.


Konferenca do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 nënjwrin nga hotelet në Prishtinë. Kurse, punëtoria që do të mbahet ndërkaq prej orës 09:00-11:00, përveç për subjektet farmaceutike, do të jetë e hapur edhe për përfaqësues të shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesuara.

Afatet për hapjen e periudhës së aplikimeve nga mbajtësit e autorizimit të marketingut për çmimet e produkteve medicinale është vendosur të jetë prej 1 – 30 shtator 2019, pas së cilës pastaj do të bëhet shqyrtimi dhe analiza e këtyre aplikacioneve sipas metodologjisë së përcaktuar në këtë udhëzim./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori