LAJMI I FUNDIT:

Komisioni hetimor për ‘gylenistët’ nuk e di nëse do t’i vazhdohet mandati

Komisioni hetimor për ‘gylenistët’ nuk e di nëse do t’i vazhdohet mandati

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 ende nuk ka marrë përgjigje nga Kuvendi se a do të ketë afat shtesë për të përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme.

Xhelal Sveçla, kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar tha për KALLXO.com se nuk kanë informacion se çfarë vendimi është marrë dhe kur do të procedohet.

“Ende nuk kemi marr përgjigje. Kuvendi fillon punën prej sot dhe po pres që të marrim përgjigje dhe nuk kam informacione se çfarë vendimi është marrë dhe kur procedohet”, tha Sveçla.

Me 18 dhjetor të vitit kaluar, nënkryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, kishte njoftuar se dorëzimi i raportit në Kuvend është shtyrë nga Komisioni ndërsa kishte treguar se kanë dërguar edhe kërkesë për të vazhduar hetimin e rastit të ‘gylenistëve’.

“E kemi shtyrë dorëzimin, kemi kërkuar një muaj shtesë, kemi dorëzuar edhe kërkesën. Tash duhet të shohim se a do të votohet dhe a do të na jepet koha shtesë që kemi kërkuar”, kishte thënë Selmanaj për Kallxo.com.

Ndërsa, Sveçla i pyetur se a është përfunduar raporti i Komisionit tha se kërkesa është bërë për t’u përfunduar gjitha procedurat.

“Të shohim çka po na thotë Kryesia e pastaj shohim. Kërkesa është bërë që me u zgjat afati për përmbylljen e gjitha procedurave të nevojshme”, tha ai.

Ndërsa, nuk ka treguar nëse kanë planifikuar që të shtojnë në listë persona të tjerë për t’i intervistuar për këtë rast pa e ditur se a do të marrin afatin shtesë të kërkuar.

“Ende nuk mund të themi asgjë përderisa nuk e marrim përgjigjen se a vazhdohet afati a po jo”, shtoi Sveçla.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori