LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian rekomandon nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën

Komisioni Evropian rekomandon nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën

Komisioni Evropian e ka miratuar të martën pasdite edhe zyrtarisht vendimin për të rekomanduar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, duke konstatuar se ky vend ka bërë përparim në përmbushjen e kritereve që janë kërkuar.

Vendimi është miratuar në takimin e Kolegjit të Komisionarëve, ndërsa është prezantuar para gazetarëve nga zëvendëskryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq.


“I kemi rekomanduar Këshillit nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën dhe që të miratojë kornizën negociuese kur Bosnje-Hercegovina të ndërmarrë hapa në përputhje me raportin e Komisionit Evropian“, ka thënë ai.

Ky vendim është paralajmëruar më herët gjatë ditës edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Prej kur i dhamë statusin e kandidatit, Bosnjë e Hercegovina ka bërë hapa mbresëlënës drejt nesh. Më shumë përparim është arritur gjatë pak më shumë se një viti, sesa gjatë një dekade“, ka thënë Von der Leyen, duke i numëruar disa rezultate, përfshirë edhe faktin se Bosnjë e Hercegovina tash e ka nivelin e përshtatjes 100 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ndër arritjet e tjera, sipas saj, janë edhe ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, përfshirja e dënimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të krimeve të luftës në Hagë në regjistrin shtetëror të krimeve dhe disa rezultate tjera.

“Kjo është arsye pse ne sot vendosim që t’i rekomandojmë Këshillit që të hapë negociatat për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën. Mesazhi nga Bosnja e Hercegovina është i qartë. Prandaj edhe mesazhi ynë duhet të jetë i qartë, po ashtu. E ardhmja e Bosnjë e Hercegovinës është në Bashkimin Evropian“, tha ajo.

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian, vendimin për nisjen e negociatave duhet ta marrin liderët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo do të jetë në rend të ditës në një samit që do të zhvillohet më 21 dhe 22 mars në Bruksel, raporton rel.

Në procesin e zgjerimit aktualisht ndodhen 10 vende.

Prej tyre, 9 kanë status kandidati dhe vetëm Kosova është vend i cili nuk e ka një status të tillë, edhe pse ka aplikuar për anëtarësim në bllok.

Turqia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe Moldavia kanë edhe vendimin për nisjen e negociatave për anëtarësim.

Status kandidati kanë edhe Bosnje e Hercegovina dhe Gjeorgjia, por deri tash nuk kanë vendim për nisjen e negociatave.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori