LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian jep 5 milionë euro për projektin e TANAP-it

Komisioni Evropian jep 5 milionë euro për projektin e TANAP-it

Fondi i Lidhjes së Evropës i Komisionit Evropian ka alokuar rreth 5 milionë euro për projektin Trans Anatolian të gazit natyror (TANAP) dhe që nga viti 2014, projekti ka pranuar gjithsej 15 milionë euro nga programet e Bashkimit Evropian.

Në përputhje me programin, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të japin një total prej 48.4 milionë euro në vit në mbështetje të projekteve të infrastrukturës energjetike. Një buxhet i përgjithshëm prej 5.35 miliardë eurosh është ndarë për projektet e energjisë për periudhën 2014-2020.


Sipas Komisionit Evropian, ai mbështet zhvillimin e rrjeteve trans-evropiane me performancë të lartë, të qëndrueshme dhe efikase të ndërlidhura në fushën e transportit, energjisë dhe shërbimeve dixhitale, përcjell Telegrafi.

I gjatë 1,850 kilometrash, TANAP u inaugurua zyrtarisht më 29 maj 2018 gjatë një ceremonie të mbajtur në Baku me pjesëmarrjen e presidentit të Azerbajxhanit.

Me rreth 8 miliardë dollarë investime, do të transferojë 6 miliardë metra kub të gazit të Azerbajxhanit në Turqi dhe 10 miliardë metra kub në Evropë në vit dhe pjesa evropiane e projektit pritet të funksionalizohet në vitin 2020. /Telegrafi/