LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian hap hetim ndaj Facebookut për shkelje të konkurrencës

Komisioni Evropian hap hetim ndaj Facebookut për shkelje të konkurrencës

Komisioni Evropian ka hapur një hetim anti-trust për të vlerësuar nëse Facebook ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur të dhëna reklamuese të mbledhura veçanërisht nga reklamuesit, për të konkurruar me ta në tregjet ku Facebook është aktiv, siç janë reklamat e klasifikuara.

Hetimi do të hetojë, gjithashtu, nëse Facebook lidh shërbimin e tij të reklamave, Marketplace, me rrjetin social, duke shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së.


“Pas një hetimi paraprak, KE ka frikë se Facebook do të shtrembërojë konkurrencën për shërbimin e reklamave në internet. Në veçanti, ai mund të përdorë të dhëna të marra nga ofruesit konkurrues, që operojnë në platformën e saj, për të ndihmuar Marketplace të mposhtë konkurrencën”, thuhet në njoftim.

Facebook përdoret nga gati 3 miliardë persona në baza mujore dhe nga gati shtatë milionë kompani që reklamojnë.

Ai mbledh sasi të mëdha të dhënash mbi aktivitetin e përdoruesit, duke e lejuar atë të drejtojë grupe specifike të klientëve. /Telegrafi/