LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Fëmijët me aftësi të kufizuara të pambrojtur nga shteti

KOMF: Fëmijët me aftësi të kufizuara të pambrojtur nga shteti

Edhe pse Kosova ka përcaktuar të drejtën për ndihmë në të holla për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara si element të mbrojtjes, Ligji për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, vazhdon të mos garantojë mbrojtje gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara, pasi njeh të drejtën për kompensim material vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuara të përhershme.

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve thekson se si i tillë ai bën diskriminim dhe nuk mbulon fëmijët me aftësi të kufizuara të përkohshme dhe as fëmijët me aftësi të kufizuara të pjesshme.


“Në nivel komunal, shërbimet sociale në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara vijojnë të mbesin shumë të kufizuara. Janë bërë përpjekje që qendrat e kujdesit ditor të operojnë (të administruara nga OJQ-të), por shërbimet e tilla kanë mbetur kryesisht nën mbështetjen e agjencive dhe donatorëve të huaj, ndërkohë që mbështetja shtetërore nuk është e strukturuar, nuk është e qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë mbetet shumë e kufizuar dhe pa një qasje afatgjatë”, thuhet në reagim.

Të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, sa i përket qasjes së tyre në arsim, janë të përfshira në Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

“Ka mungesë të vullnetit institucional në planifikimin e buxhetit për zbatimin e ligjeve dhe strategjive në arritjen e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara. Prioritetet që lidhen me këto investime janë kryesisht të orientuara në investime kapitale, ndërsa për infrastrukturën fizike, asistentët, mësuesit që udhëtojnë dhe transportin e fëmijëve të regjistruar në sistemin e arsimit të rregullt, nuk ka ndarje të fondeve sipas nevojave dhe kërkesave”, thuhet në reagim.

KOMF po ashtu thekson se mësimdhënësit edhe më tej nuk kanë trajnimet dhe burimet e nevojshme që në mënyrë të vazhdueshme të përfshijnë dhe përkrahin fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ndërkaq, mbështetja, ndihma për prindërit si dhe shtrirja për tek ta është e ulët, e fragmentuar dhe kryesisht e kufizuar në iniciativat nga shoqëria civile.

“Mungesa e shërbimeve adekuate dhe të përshtatshme në nivel lokal, bën që shumë familje të ndihen të pafuqishme në mbështetjen e zhvillimit psiko-social të fëmijëve të tyre, rehabilitimin fizik në shtëpi dhe përfshirjen e tyre në shkolla dhe në jetën e komunitetit. Për të gjitha objektet publike, infrastruktura fizike në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet të kërkohet dhe të bëhet prioritet. Politikat përkatëse që rregullojnë këtë çështje janë tashmë në fuqi por ato ende nuk janë vënë në praktikë (p.sh. në spitale, shkolla, gjykata, kuvende komunale dhe në Qendrat për Punë Sociale)”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KOMF-it.

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve thekson se të dhënat për numrin e saktë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë janë të kufizuara pasi nuk ka ende një institucion publik që i mbledh këto të dhëna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori