LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi xhenxhefil-karotë; Eliksiri që na shpëton nga katër shqetësimet më të mëdha

Kombinimi xhenxhefil-karotë; Eliksiri që na shpëton nga katër shqetësimet më të mëdha

Rritja e numrit të ‘fast food’-eve ka bërë që shumë njerëz t’i gjejnë ushqimet gati dhe të hanë gjithnjë e më pak perime

Për një alternativë më të shëndetshme, më poshtë keni një listë benefitesh që siguron kombinimi i karotës me xhenxhefilin:


Shëndeti kardiovaskular

Gingeroli prezent në lëngun e xhenxhefilit reagon me tipet e receptorëve angiotensin I dhe angiotensin II. Ato janë proteina që ndihmojnë rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Lëngu me karotë dhe xhenxhefili është një agjent i cili zvogëlon presionin e gjakut dhe redukton shanset për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare.

Vitamina C e gjendur tek ky lëng është gjithashtu një faktor që kontribuon në reduktimin e riskut nga infarktet dhe sëmundje të tjera koronare.

Mbrojtje nga kanceri

Falë vitaminës C, lëngu me karotë dhe xhenxhefil një mënyrë natyrale për të luftuar kancerin. Falë vitaminës C reduktohen shanset për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe i stomakut.

Gingeroli i pranishëm në ‘vdekjen’ e qelizave të kancerit ovarial. Kjo është zbuluar në një studim të publikuar në ‘European Journal of Pharmacology’ në vitin 2012.

Lëkurë e shëndetshme

Prodhimi i kolagjenit është më efikas falë prezencës së vitaminës C. Kjo vitaminë është e nevojshme për të shëruar plagët dhe njëkohësisht për të mbajtur lëkurën të fortë.

Lëngu me karotë dhe xhenxhefil gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C. Kjo vitaminë është e nevojshme për shërimin e plagëve dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur lëkurën të fortë.

Ky lëng, është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës E e cila mbron lëkurën nga rrezet e diellit. Vitamina E është gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e i inflamacionit të lëkurës. Ajo ndihmon në furnizimin me lëngje dhe redukton ënjtjen.

Sistem imunitar i shëndetshëm

Përveçse i pasur me vitamina A dhe C, lëngu me karotë dhe xhenxhefil ka shumë efekte të dobishme.

Vitamina A ndihmon në krijimin e rruazave të bardha, të nevojshme për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga patogjenët. Rruazat e bardha të gjakut i eliminojnë këto patogjenë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori