LAJMI I FUNDIT:

Kombet e Bashkuara mirëpritën vendimin e Irakut për caktimin e kryeministrit të ri

Kombet e Bashkuara mirëpritën vendimin e Irakut për caktimin e kryeministrit të ri

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sekretarin e Përgjithshëm për Irakun, përshëndeti vendimin për caktimin e Mohamed Tawfiq Allawi, si kryeministër të ri, thuhet në deklaratë.

Bazuar në kushtetutën irakiane, presidenti i Irakut Barham Salih e caktoi Allawi, ish-ministrin e komunikimit, që të formojë një qeveri të re brenda një muaji, transmeton Telegrafi.


“Iraku urgjentisht duhet të ecë përpara. Kryeministri i caktuar përballet me një detyra monumentale,  si formimin e shpejtë të kabinetit dhe konfirmimin parlamentar për të vazhduar përpara me reforma kuptimplote që adresojnë kërkesat popullore, duke ofruar drejtësi dhe përgjegjësi”, tha Jeanine Hennis-Plasschaert.

Duke vënë në dukje se rruga përpara “mbetet e mbushur me vështirësi”, deklarata kërkon nga të gjithë aktorët të mbështesin punën e caktuar të kryeministrit “në shërbim të popullit të Irakut”, duke shtuar se angazhimet e shprehura në deklaratën e Allawi, adresojnë “shumë kërkesa të demonstruesve paqësorë”.

Iraku është shqetësuar nga demonstrata masive që nga fillimi i tetorit, për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen më 29 nëntor. Dorëheqja e tij u pranua më 1 dhjetor.

Më se 500 vetë janë vrarë, derisa mbi 17 mijë të tjerë janë lënduar në protestat kundër qeveritare. /Telegrafi/