Mungesa e kontrollit të plotë në veri mbetet sfidë për shkak se atje ka krim të organizuar.
Kështu deklaroi me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it dhe ndërrimit të komandës, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, në një konferencë për media.
Ai me këtë rast ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
“Normalisht që ka probleme me sovranitetin në veri të Mitrovicës. Pasja e një kontrolli të plotë në veri , është me të vërtetë një sfidë dhe mbetet sfidë. Në të vërtetë nuk ka kontroll të plotë, kjo është e vërtetë për shkak se ka krim të organizuar. Atje ka sfida ndaj të cilave po mundohemi të jemi më të efektshëm. Kjo ndikon në popullatën, sepse në një farë mënyre njerëzit atje po mundohen kush, ku po mbështeten në Prishtinë apo në Beograd. Por, në realitet ne mundohemi që të mbajmë një ambient të qetë dhe të sigurt atje. Ne po mundohemi që të mbajmë situatën nën kontroll”, ka thënë Cuoci, raporton KP.
Sipas tij, për zgjidhjen problemeve në veri ndikon dialogu në tavolinë, e jo në terren. Ndërsa, për zbatimin e ligjit në veri të Mitrovicë, komandanti në largim i KFOR-it tha se operacionet e policisë rrisin tensionet dhe janë të rrezikshme.
“Sa i përket zbatimit të ligjit në veri, ne nuk jemi të angazhuar atje, sepse zbatimi i ligjit është jashtë mandatit të KFOR-it, por përvojat që i kemi pasur gjatë javës së kaluar nuk kanë të bëjnë me protestat, të cilat kanë ndodhur atje. Normalisht, momenti mund të jetë i atillë që lë vend për dyshime se ka pasur ndonjë ndërlidhje me operacionet e policisë. Por, ajo duhet identifikuar dhe sqaruar, sepse normalisht këto operacione të policisë rrisin tensionet, atëherë është e rrezikshme dhe ne kemi kërkuar që këto të koordinohen në mënyrë që të parandalohet rritja e tensioneve”, theksoi ai.
Po ashtu edhe sipas Cuoci vendimi i Kosovës për rritjen e taksës doganore në 100 për qind ndaj mallrave serbe ka ndikuar në rritjen e tensioneve, por ai kërkoi nga qytetarët ta ruajnë qetësinë dhe të mos përdoret dhuna.
“Për fat të keq, gjatë javës së kaluar kemi pasur zhvillime të ndryshme ndërkombëtare ekonomike, të cilat i kanë rritur pak tensionet në Kosovë. Unë i ftoj të gjithë akterët që të veprojnë në mënyrë paqësore dhe të mençur. Ne mbështetemi në gjithë regjionin dhe shpresojmë që këto vite do të jenë në shërbim të zvogëlimit të tensioneve”, ka thënë ai.
Ndërsa, për transformimin e FSK-së, Cuoci ka thënë se pozicioni i NATO-s është i qartë dhe preferon përfshirjen e të gjitha etnive në ushtrinë e re.
Sipas tij, ky proces për transformim do të zgjasë rreth 10 vjet, ndërsa për ushtrinë e re të Kosovës nevojitet një buxhet i madh.
“Kur ndërtohet ushtria, ajo ndërtohet prej zeros dhe nuk do të jetë proces njëditor. Pra, ju duhet buxhet, kohë, trajnime, pajisje. Pra, është diçka që duhet ndërtuar ndër vite. Pra, do të jenë të efektshëm, sepse në mënyrën se si janë duke u ndërtuar kapacitetet dhe aftësitë e tyre, normalisht se do të jenë shumë të efektshëm, por edhe një herë po iu them që nuk është proces njëditor. Buxheti për të ndërtuar një ushtri duhet të jetë goxha i madh. Nuk është diçka që mundeni me marrë të gatshëm”, tha ai.
Kreu i KFOR-it në largim, po ashtu, ka folur edhe për rolin e ushtrisë së ardhshme në veri, por ka thënë se është një marrëveshje e mëhershme, e cila e pengon FSK-në të shkojë në veri.
“Nxjerrja e ligjit nga parlamenti dhe shpallja nga presidenti, nuk do të thotë se bëhet ushtria po atë ditë, është një proces i gjatë dhe NATO me siguri se do ta rishikojë përkushtimin dhe pozicionin e saj. Po ashtu, këtu niveli politik, Këshilli i Atlantikut verior do të jetë ai, i cili do t’i marrë parasysh të gjitha këto rreth kësaj çështjeje. Normalisht, është një marrëveshje, e cila është bërë shumë vite më parë, e cila e pengon FSK-në të shkojë në veri. Pra, kjo, është. Nuk është e ndaluar prej KFOR-it”, u shpreh Cuoci.
Ndërsa, ka shtuar se FSK është ngritur dhe ka rritur aftësitë e saj për ushtri.
Ndryshe, në vend të Cuoci në krye të KFOR-it do të jetë Lorenzo D’Addario. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert