LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i KFOR-it: FSK është forcë profesionale e sigurisë

Komandanti i KFOR-it: FSK është forcë profesionale e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo d’Addario, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se mund të përsëritet në Kosovë diçka e ngjashme me atë të vitit 2004.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2004 dhe gjendja e përgjithshme është përmirësuar dukshëm”, tha ai në një intervistë për mediat serbe.


I pyetur nëse KFOR-i duhet të çarmatosë ushtrinë e Kosovës dhe si do të reagojë në rast të vendosjes së saj në veri, komandanti i KFOR-it tha se qëndrimi i NATO-s është i qartë.

“Nga ana tjetër, sipas përkufizimit zyrtar, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë forca të sigurisë profesionale, multietnike, të armatosura lehtë dhe me uniformë, të cilat i nënshtrohen kontrollit demokratik dhe civil. Është e kuptueshme që FSK-ja nuk është as UÇK, as një grup i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, kështu që në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së nuk ka obligim për KFOR-in. Gjithashtu, tranzicioni është një plan afatgjatë: asgjë nuk ka ndryshuar në dy javë “, tha D’Addario.

“Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin tonë të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Tani për tani, KFOR vazhdon të punojë nën mandatin e OKB-së, dhe ligjet për transicionin e FSK-së nuk do të ndikojnë te KFOR-i”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori