LAJMI I FUNDIT:

Komandant Malisheva kërkon nga deputetja Deliu-Kodra të formojë një grup për hetim parlamentar, që të del në shesh e vërteta për Rastin “Kumanova”

Komandant Malisheva kërkon nga deputetja Deliu-Kodra të formojë një grup për hetim parlamentar, që të del në shesh e vërteta për Rastin “Kumanova”

Muhamet Krasniqi, i njohur me nofkën “Komandant Malisheva”, është paraqitur nga burgu, ku foli për lakimin e emrit të tij në seancën plenare të parlamentit, ku deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e sulmoi ministren Albulena Haxhiu, duke i thënë se e kunati saj është terrorist.

“Ajo ka gabuar rëndë duke e akuzuar Albulena Haxhiun, duke mos pas bazë tjetër  se ku të kapet tjetër, si kundër-akuzë e përdori rastin tim, de-fakto duke dalë në anën kundërshtare, të cilët gjithmonë UÇK-në e kanë quajtur organizatë terroriste”, tha Krasniqi, për Klan Kosova.

“Është vetë ajo që e ka votuar ligjin për gjykatën speciale që të dënohen burrat e UÇK-së, ishte vetë ajo që nuk e votoi ligjin për të ndjekur penalisht Serbinë për dhunimet në Kosovë që ka bërë Serbia mbi motrat dhe nënat tona”, u shpreh tutje i burgosuri në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse ti rreshtohesh në akuza që na kanë dhënë këta, atëherë de-fakto po del në anën e tyre, ne e dimë se prej këtyre nuk presim gjë më të mirë, as prej Serbisë e as prej Rusisë”.

“Unë nuk kërkoj prej saj që të kërkoj falje, por mendoj se duhet t’i kërkoj falje ministres së drejtësisë, sepse e ka akuzuar për diçka që krejt populli e dimë se a jemi apo nuk jemi të tillë, a duhet të kemi akuza apo jo”.

“Primare për neve është lidhja me popullin, dhe tani populli po ia jep përgjigjen e duhur Deliut”.

“Mbi të gjitha, popullit t’i kërkoj falje, sepse ka gabuar rëndë”.

Tutje, Krasniqi e akuzoi qeverinë e atëhershme se e dinin paraprakisht për aksionin që do të ndodhte në Kumanovë, si dhe i bëri thirrje Deliu-Kodrës që të formojë një grup parlamentar që të del në shesh e vërteta.

“Në kohën kur ju qeverisnit, kurtha jonë ndodhi. Tashti bëhu iniciatorë për me u formu një grup parlamentar për me hetu rastin tonë që të del në shesh e vërteta. Qeveritaret e asaj kohe e kanë pranuar se e kanë ditë për aksionin”.

“Mos të harron Blerta Deliu se 10 dëshmorë janë vrarë në këtë betejë, e kanë përjetuar tmerrin edhe familjet tona, për vetët tona nuk kemi menduar pasi as nuk kemi besuar se do të jemi gjallë”.

“Mund t’i pyesni ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, ish-kryeministrin Isa Mustafa. Ata e kanë ditë për aksionin”.

“Unë pres që qeveria Kurti të bëj diçka për neve, ka bo diçka edhe Qeveria Haradinaj, por tash le të vazhdon edhe kjo qeveri”, ta ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori