LAJMI I FUNDIT:

Koloneli i UÇK-së që u intervistua për 18 orë nga Specialja, thotë se nuk ekziston asnjë arkiv i luftës

Koloneli i UÇK-së që u intervistua për 18 orë nga Specialja, thotë se nuk ekziston asnjë arkiv i luftës

Rreth betejës për drejtësi, në çështjen e besimit të pafajësisë së ish-krerëve të UÇK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale, në emisionin ”Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka qenë i ftuar Safet Syla, ish-kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Ai është pyetur rreth çështjes së ekzistimit të arkivit të UÇK-së, ku këtë gjë e ka mohuar duke thënë se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë arkiv.


”Ne nuk kemi pasur asnjëherë arkiv të UÇK-së, nuk e di se cilat arkiva do t’i hapë kryeministri Kurti”, ka thënë Syla.

Ai shton se duke qenë drejtor i përgjithshëm i Zyrës për Çështje të trashëgimisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) nuk ka pasur asnjë dokumentacion lidhur me UÇK-në, por vetëm material elektronik, apo si të thuhet databazat elektronike, me të cilat pajisen pjesëtarët e TMK-së, për kohën e shërbimit, detyrën dhe pensionimit të tyre.

Ndër të tjerash, Syla thotë se në këto materiale nuk ka asnjë komunikatë të UÇK-së, por ka dokumentacione të aktivitetit 10 vjeçar të TMK-së.

Qeriqi: Asnjëherë nuk i kemi parë krerët e UÇK-së në zonat për të cilat Gjykata Speciale ka pretendime
Lexo po ashtu Qeriqi: Asnjëherë nuk i kemi parë krerët e UÇK-së në zonat për të cilat Gjykata Speciale ka pretendime

”Nga 20 shtatori i vitit 1999 deri më 21 janar të vitit 2009 jemi përgjegjës të databazave elektronike nga transformimi i UÇK-së në trupa mbrojtëse të Kosovës deri në shpërbërjen e TMK-së dhe formimin e FSK-së”, tha ish koloneli, transmeton PortaliD.

Ai përfundon duke thënë se një pjesë e dokumentacionit të TMK-së janë arkivuar në arkivin e Kosovës dhe atje janë disa nga materialet gjatë aktivitetit 10 vjeçar të zonave mbrojtëse të Shtabit të përgjithshëm të TMK-së, që përfshijnë plane operacionale, raporte vjetore dhe aktivitete të ndryshme të punës që është bërë gjatë viteve.

”Gjithçka rreth TMK-së, asnjë letër për UÇK-në”, tha Syla.

Safet Syla ka qenë dëshmitar i ftuar në Gjykatën Speciale për të dëshmuar rreth aktivitetit të tij, gjatë sherbimit në UÇK.

Intervistimi i tij ka zgjatur dy ditë nga nëntë orë, gjithsej 18 orë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori