LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata të kamionëve, pritjet deri në tetë orë në kufirin Maqedoni e Veriut – Kosovë

Kolona të gjata të kamionëve, pritjet deri në tetë orë në kufirin Maqedoni e Veriut – Kosovë

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përkatësisht në pikën kufitare në Han të Elezit.

Pritjet për kalim kufiri në terminalin doganor në Han të Elezit që po zgjasin deri në tetë orë ua kanë vështirësuar punën transportuesve të mallrave.


Ata po ankohen se shkak i pritjeve të gjata janë procedurat e ngadalshme nga policia e dogana si dhe numri i vogël i korsive.

Një shofer që ka dashur të mbesë anonim ka deklaruar për Telegrafin se pritjet për të hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut janë nga katër deri në tetë orë.

Ai thotë se nuk është hera e parë që doganierët e prolongojnë punën dhe krijojnë situata të ngjashme, ku orët e pritjes janë të gjata në kufi.

Sipas lexuesit, edhe pse kolona është e gjatë – punon vetëm një sportel

“Po presim deri 4-8 orë Kjo situatë është që nga viti i ri. Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem”, është shprehur i revoltuar shoferi.

Telegrafi ka siguruar pamjet ku shihen automjetet dhe kamionët të cilët kanë shkaktuar katër kilometra pritje.

Mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut ekziston një memorandum për lëvizjen e lirë të mallrave dhe qytetarëve.

Por gjatë viteve ka pasur edhe përkeqësim të raporteve tregtare Kosovë-Maqedoni.

Një krizë të madhe politike e tregtare vendet fqinje e kishin pasur një dekadë më parë pasi që Shkupi filloi të aplikoj taksa kufitare për kosovarët që hyjnë në këtë shtet.

Ky vendim kishte irrituar Kosovën e cila ndaloi hyrjen në Kosovë të gjitha mallrave të shtetit fqinjë.

Ndërsa situata shkoi edhe më keq, duke u bllokuar gjithë kufiri ndërmjet dy shteteve, për disa ditë.

Kjo gjendje i kishte shkaktuar humbje disa milionëshe kryesisht Maqedonisë së veriut, e cila në Kosovë në baza ditore eksporton mallra në vlera milionëshe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori