LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në kufi, bashkatdhetarët detyrohen të presin deri në tri orë

Kolona të gjata në kufi, bashkatdhetarët detyrohen të presin deri në tri orë
Foto: Ilustrim

Bashkatdhetarët të cilët janë nisur drejt vendlindjes janë duke u detyruar të presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë, kjo pasi në vendkalimet kufitare me Serbinë janë krijuar kolona të gjata.

Kolonat më të gjata janë krijuar në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Merdare dhe Dheu i Bardhë, transmeton Telegrafi.


Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 11:25 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thuhet se kolonat në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 1000 metra, dhe se hyrja në territorin e Kosovës përmes kësaj pike zgjatë deri në 2 orë.

Kurse, bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar pikën kufitare Merdare, detyrohen të presin deri në 3 orë.

Gjendja në vendkalimet tjera kufitare është e qetë dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që duan të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare duhet të paraqesin testin negativ për coronavirus, në qoftë se nuk kanë dëshmi të vaksinimit.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua rikujton udhëtareve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga Policia.

Ndryshe në masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor thuhej se çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

-Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19), thuhej në vendim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori