LAJMI I FUNDIT:

Kollitja dhe dhimbja e fytit, simptomat më të zakonshme të variantit britanik të COVID-19

Kollitja dhe dhimbja e fytit, simptomat më të zakonshme të variantit britanik të COVID-19

Kollitjet, dhimbjet e fytit dhe lodhja janë tre simptomat më të zakonshme tek njerëzit që rezultojnë pozitivë me variantin e ri të coronavirusit, por humbja e erës ose e shijes është simptomë më pak e mundshme, zbulon një studim.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, varianti shumë i transmetueshëm i coronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar dhe u përhap në të gjithë botën duket se i bën më të zakonshme simptomat e njohura të COVID-19.


Një studim nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se njerëzit raportuan më shumti simptomat sikurse kollitje, dhimbje të fytit, lodhje dhe dhimbje muskulore kur u infektuan me variantin e ri se sa simptomat e vjetra gjatë valës së parë.

Ndryshimi i simptomave mund të nxitet nga varianti që është më infektues dhe që përhapet më shpejt në trup ndryshe nga variantet e vjetra, megjithëse ndikimi i plotë i shumë mutacione në variantin e ri mbetet ende i panjohur.

ONS pyeti njerëzit për simptomat e tyre pasi morën një test të fortë pozitiv me COVID-19 midis 15 nëntorit dhe 16 janarit.

Varianti më i transmetueshëm, i quajtur B117, u zbulua për herë të parë në Kent në muajin shtator dhe që prej asaj kohe është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin dhe nëpër botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori