LAJMI I FUNDIT:

Kollçaku për rastin në Drenas: Abuzuesit ishin ata tek të cilët fëmija duhet të kishte besim

Kollçaku për rastin në Drenas: Abuzuesit ishin ata tek të cilët fëmija duhet të kishte besim

Me numër të vogël të deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka filluar sot seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku para deputetëve të Kuvendit tha se abuzuesit ishin ata tek të cilët fëmija duhet të kishte besim.


“Abuzimi filloi në shkollë, e vazhdoi në momentin kur e mitura mori guximin e raportoi rastin…”, tha Kollçaku.

Ajo tha se bazuar në të dhënat aborti i vajzës ishte bërë kur i kishte mbushur 18 vjet, por sipas saj ky institucion nuk i kishte kushtet e duhura për abort.

“Këtu kemi shkelje në të tri nivelet…”, tha Kollçaku, duke kërkuar masat e nevojshme ligjore për mbrojtjen e fëmijëve. /Telegrafi/