LAJMI I FUNDIT:

Kolera prek 300 mijë njerëz në Jemen

Kolera prek 300 mijë njerëz në Jemen

Epidemia e kolerës në Jemen po vazhdon të dalë jashtë kontrollit, që kur ajo shpërtheu në prill. Dyshohet se më shumë se 300 mijë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje, njoftoi sot Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Zëdhënësja e ICRC-së, Jolanda Akme ka deklaruar se numri i vdekjeve të të prekurve nga kolera ka tejkaluar 1.700 persona, raporton AFP.


Të prekurit nga kolera, veç përballjes më sëmundje, po përballen edhe me mungesë të ushqimit dhe përkujdesjes shëndetësore./Telegrafi/.