LAJMI I FUNDIT:

Kolenoviç: Qëllimi i konferencës Growth Tank ishte diskutimi për marketingun digjital në Kosovë dhe rëndësinë e saj

Kolenoviç: Qëllimi i konferencës Growth Tank ishte diskutimi për marketingun digjital në Kosovë dhe rëndësinë e saj
Benjamin Kolenoviç- Drejtori ekzekutiv i Growzillas po ashtu edhe themelues në Growth Tank

Gjatë ditës së enjte në ambientet e Klan Arenës, u mbajt Growth Tank, konferencë kjo ndër më të mëdhatë në rajon për marketingun digjital ku emra të shquar të marketingut i shpalosën përvojat e tyre.

Edicioni i dytë i kësaj konference u mbajt pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Rrjeteve Sociale.


Në lidhje me këtë organizim, drejtori ekzekutiv i Growzillas po ashtu edhe themelues i Growth Tank Benjamin Kolenoviç, për Telegrafin tha se qëllimi i kësaj konference është që ta mbledhë komunitetin e marketingut digjital në Kosovë.

“Kjo konferencë u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Rrjeteve Sociale. E gjithë konferenca ka filluar për ta mbledhur komunitetin  e marketingut digjital në mënyrë për ta ndarë ekspertizën mes vete që të kontribuojmë në zhvillimin e marketingut digjital në Kosovë. Në vitin e kaluar, pra edicioni i parë ka qenë vetëm me folës vendor kurse këtë edicion të vitit 2022 kemi pjesë të paneleve edhe folës ndërkombëtarë që janë top Digital Marketer në botë. Qëllimi i gjithë kësaj është që t’iu ndihmojmë komunitetit që të qëndrojnë në hap me kohën dhe që të jenë të përditësuar me trendët e fundit të marketingut digjital”, tha ai.

Grow Talk 2022

Kolenoviç tutje shtoi se për dallim nga edicioni i parë në këtë edicion pjesë e panelit ishin edhe folësit ndërkombëtarë.

“Folësit ndërkombëtarë do të jenë pjesë e tre paneleve të ndryshme. Një kino do të mbahet nga prof.Dr Steffen Schmidt, që njëkohësisht është edhe profesor në Universitetin e Hanover-it, pastaj këtu do të flas edhe Matt Navarra që është një prej konsulentëve më të mirë në botë për rrjete sociale dhe Dennis Yu së bashku me Kristian Kabashin do të jenë pjesë e panelit Social Media as Growth Acclereator, ku do të ndajnë me ju teknikat e fundit që bizneset duhet të përdorin për ta rritur biznesin e tyre përmes rrjeteve sociale ”, ka thënë Kolenoviç për Telegrafin.

Pjesa e parë e panelit në konferencën e Growth Tank, folësit ishin:  Gentian Lluka drejtor ekzekutiv i Telegrafi.com, Idaver Sherifi, Drejtor Ekzekutiv në ABC News, Arlind Lepaja, Digital Marketer në TopShop, ku diskutuan për Programmatic Advertising

Ai po ashtu shprehu falënderimin e tij për USAID-in dhe Telegrafin për mbështetjen e vazhdueshme që kishin marrë për organizimin e kësaj konference.

Mbahet edicioni i dytë i Growth Tank, konferencës më të madhe në rajon për Marketing Digjital
Lexo po ashtu Mbahet edicioni i dytë i Growth Tank, konferencës më të madhe në rajon për Marketing Digjital

“Dëshiroj ta falënderoj USAID-in që na ka dhënë mbështetje për ta organizuar këtë event po ashtu edhe Telegrafin, dhe drejtorin e këtij portalin Gentian Llukën që na ka dhënë mbështetje të vazhdueshme edhe në zhvillim të konceptit por edhe në implementim të tij dhe të gjithë sponsorët e tjerë që na kanë ndihmuar që ta organizojmë këtë ngjarje”, përfundoi ai.

Disa nga temat që u trajtuan në këtë edicion ishin: Programmatic Advertising, Content Revolution, Social media as a Growth Accelerator, E-commerce Marketing, dhe Boost growth through Social Media.

Në konferencë kanë folur emra të shquar të fushës. Paneli “Programmatic Advertising” me panelistë: Gentian Lluka, Drejtor Ekzekutiv i Telegrafit, Arlind Lepaja, Digital Marketer në TopShop, Idaver Sherifi, Drejtor Ekzekutiv në ABC News.

Paneli “Content [R]evolution 9:16” me moderator Bind Reka dhe panelistë: Fjoralba Krapi, Themeluese e Your Digital Station; Besian Durmishi, Themelues i Supercut Studio; Elena Totaj, Drejtore Kreative në REPUBLIKA Marketing Communications Agency.

Paneli “E-commerce Marketing & Online Payment” me moderator Shpend Lila dhe panelistë: Arianit Fazliu, Drejtor Ekzekutiv në Kutia X; Robert Ejupi, Drejtor i Marketingut dhe Operacioneve në Sport In; Nektar Qarri, Digital Marketer; Hekuran Binxhiu, Data Quality dhe Data Governance në SWINTO.

Fireside Chat “Social Media Trends” me moderatore Zana Tali dhe folës Matt Navarra – eksperti më i njohur dhe kërkuar i Social Media në botë.

Keynote Speech: “Unleash the Marketing Potential with Augmented Mind Mining” me folës Dr. Steffen Schmidt – Drejtor i Marketing Science dhe Causal Analytic.

Paneli “Social Media as a Growth Accelerator” me moderator Benjamin Kolenovic si dhe folës: Dennis Yu, Drejtor Ekzekutiv në BlitzMetrics;

Kristian Kabashi, Drejtor Ekzekutiv Global për Transformim të Biznesit në Dentsu International;  Kjo ngjarje ka sjellë më pranë brende kryesore ndërkombëtare të Marketingut Digjital /Telegrafi/