LAJMI I FUNDIT:

Koleksionuesit e pasur po ndërtojnë bunkerë, për sigurimin e veturave të shtrenjta në rast apokalipsi (Foto)

Koleksionuesit e pasur po ndërtojnë bunkerë, për sigurimin e veturave të shtrenjta në rast apokalipsi (Foto)

Investim i zgjuar, për mbrojtjen e makinave të rralla dhe të shtrenjta

Kur një koleksion zgjerohet shumë dhe përmban disa prej modeleve më të rralla, pronari duhet të bëjë diçka tjetër, për ta dalluar prej një garazhi normal, transmeton Telegrafi.


Ideale do të ishte, ndërtimi i një depoje si bunker, që do t’i bënte ballë edhe termetit prej 12 shkallëve të Rihterit. Sipas Bloomber, kjo është pikërisht çfarë po bëjnë pronarët e veturave të shtrenjta, përgjatë tërë Shteteve të Bashkuara, duke i interesuar edhe në investimin e vendosjes së makinave dhe jo vetëm në blerjen e tyre.

Matt Farah nga emisioni për automobilizëm The Smoking Tire, ka rezervuar një hapësirë prej 4,200 metrave katrorë, ku do të sigurojë në mënyrën e duhur 140 vetura të shtrenjta.

Nuk janë të gjitha veturat e tij, por ka një liste pritjesh prej 85 të tjerave që do të vendosen në të, nga pronarët që prej tani do të paguajnë nga 1,500 dollarë në muaj.

Ky garazh që do të kushtojë rreth 10 milionë dollarë që të ndërtohet, pritet t’i mbijetojë temperaturave ekstreme dhe dridhjeve të mëdha.

“Mund ta përballojë apokalipsin, për t’i siguruar veturat edhe më tutje”, ka thënë Farah.

Ky nuk është i vetmi rast, kur pronarët e veturave po bëhen bashkë, që t’i mbrojnë prej këtyre rasteve të pazakonta. /Telegrafi/