LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i veçantë me nëntë Toyota që kanë edhe pjesën për bartjen e mallrave (Foto)

Koleksioni i veçantë me nëntë Toyota që kanë edhe pjesën për bartjen e mallrave (Foto)

Guy Nicholls është pronari i koleksionit, që përbëhet prej makinave 4X4 me pjesën për bartjen e mallrave

Shumica prej nesh, e kemi ëndërr të kemi një pronë në periferi, ku do të parkonim makinat tona të preferuara, transmeton Telegrafi. Porsche, Lamborghini apo Ferrari, janë disa prej veturave që do donit t’i parkonit, për të përmbushur dëshirën për automobila.


Dikush do donte të kishte makina klasike, apo edhe ato të garave. Apo, ndoshta mund të jeni sikur Guy Nicholls dhe të keni shije pak më ndryshe. Sikurse po e shihni, ai në koleksion vetëm Hilux… apo, Toyota Hilux 4X4, për të qenë ma preciz.

Në një interviste për Toyota People, Nicholls ka treguar për koleksionin e tij që ka nisur të mblidhet që para afro 40 vitesh. “Nga perspektiva ime, Hiluxes nuk është vetëm makinë që lëvizë nëpër të gjitha terrenet dhe mundëson për bartjen e mallrave. Është makinë që më plotëson, më shumë se secila tjetër” ka thënë ai.

Sikurse të gjithë koleksionuesit tjerë, të gjitha makinat janë nga nga vite të ndryshme të prodhimit. Të parën që e bleu, ishte prodhuar më 1980, ndërsa prej atëherë, bleu nga një prej gjeneratave më të suksesshme. Megjithëse i ka gjashtë gjenerata, nuk dëshiron të ndalet.

“Kur kthehem nga puna dhe ulem të pi çaj, hy në internet dhe kërkoj për të blerë Hilux” ka thënë Nicholls. Të gjitha makinat e tij janë në gjendje të përkryer, ndërsa kur kërkon të blejë të re kujdeset që të jenë në gjendje sa më të mirë, ndërsa nuk i lë përshtypje se në cilin vit është prodhuar. /Telegrafi/