Pamje të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Deçanit dhe Gjakovës së vitit 1909
Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Louis-Jaray (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipëri në gusht të vitit 1909 dhe në gusht të vitit 1919.
Gjatë vizitës së parë u nis nga Shkupi, qytet i madh me një popullsi në atë kohë me shumicë shqiptare, për në Prishtinë dhe Mitrovicë në Kosovë. Nga Mitrovica vazhdoi me karrocë dhe pastaj me kuaj për në Pejë, Prizren dhe Kukës, ku kaloi Urën e famshme të Vezirit, dhe më tej nëpër krahinën e Lumës dhe të Mirditës për në Shkodër dhe Tivar. Nga Tivari vazhdoi me anije për në Durrës dhe Vlorë, para se të kthehej në Shkup.
Ai ishte edhe i pranishëm gjatë Kongresit të Elbasanit në fillim të shtatorit 1909, i cili u mbajt për të protestuar kundër qëndrimit të xhonturqve për arsimim në gjuhën shqipe.
Përshkrimet e tij u botuan në dy vëllime: “L’Albanie inconnue” (Shqipëria e panjohur), Paris 1913, dhe “Au jeune royaume d’Albanie: ce qu’il a été, ce qu’il est” (Në mbretërinë e re shqiptare: Ç’ishte, ç’është), Paris 1914, si dhe në një sërë artikujsh që dolën në revistat “Revue des deux mondes”, “Revue de Paris”, “Correspondant”, “Revue politique et parlementaire” dhe “Questions diplomatiques”.
Këta artikuj u ribotuan gjatë Konferencës së Paqes të Parisit në vëllimin e shkurtër “Les Albanais” (Shqiptarët), Paris 1920, ku autori u bëri të qartë lexuesve që Shqipëria e pavarur ishte një realitet dhe se një kthim prapa nuk kishte kuptim.
Gabriel Louis-Jaray, i cili punonte revizor në Këshillin e Shtetit në Paris, botoi shumë libra të tjerë në periudhën 1904-1954, mes tyre edhe vepra për praninë franceze në Amerikën e Veriut.
Ky koleksion fotografish, të marra gjate ekspeditës së gushtit 1909, është nga vëllimi i sipërpërmendur “L’Albanie inconnue”. Në këto foto që studiuesi Robert Elsie i bëri të qasshme për publikun, bën përshtypje prania e disa grave serbe qe jetonin në mes të Prishtinës më 1909, si dhe kushtet e prapambetura te infrastrukturës neë Prizren. Po ashtu, bie në sy kleri katolik shqiptar në Gjakove dhe disa shqiptarë që po grinden në një urë në Mitrovicë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotografia e famshme dhe e rreme e Lincolnit
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
George Orwelli i përqeshi, por këto vargje tregojnë se pse besimi ka rëndësi
Njeriu që fle
MIRЁSEVJEN NЁ KЁTO VARGJE
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Zbulo qysh mundesh me i vesh gërshetat me ZBRITJE
Më të lexuarat
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood